Elsa Rrustaj, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës

Elsa ka shumë dëshirë të bëhet pjesë e një ekipi ku inovacioni dhe energjia rinore do sjellin marrjen e disa vendimeve që do të konsiderohen edhe si një pikë kthese e fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm. Si një kandidate për anëtare e Këshillit Kombëtar të Rinisë, synon të jap një kontribut të frytshëm dhe të përkushtuar në promovimin e interesave të rinisë shqiptare. Misioni i saj është të ndihmoj në ndërtimin e një platforme të fuqishme për të rinjtë, ku ata mund të shprehin mendimet e tyre dhe të ndikojnë në proceset vendimmarrëse. Për të arritur këtë qëllim, do të përqendrohet në disa sfida kyçe. Së pari, në rritjen e ndërgjegjësimit të rinisë në lidhje me çështjet sociale, kulturore dhe politike që ndikojnë në jetën e tyre,  në përmirësimin e mundësive për trajnim për të rinjtë, duke promovuar një mjedis për zhvillimin e aftësive. Gjithashtu, do të ndikoj në bashkëpunimin dhe përfshirjen aktive të rinisë në zhvillimin e projekteve dhe politikave që i shërbejnë komunitetit tonë. Elsa do të krijojë një hapësirë për të rinjtë për të ndikuar në vendimmarrjet në nivel kombëtar. Studentët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë individët më të fuqishëm të ndryshimit, ndaj ajo është e bindur se do të krijoj një bashkëpunim me impakt afatgjatë me studentët e tjerë. Kontributi i saj në Këshillin Kombëtar Rinor do të jetë një ndërmarrje e përkushtuar për të përfaqësuar dhe promovuar vizionin e rinisë shqiptare në rrugën e zhvillimit dhe përmirësimit të shoqërisë sonë.     

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë