Stiljan Llavdaniti

Stiljan Llavdaniti ka kryer studimet e larta për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Aktualisht është në përfundim të studimeve shkencore, master E Drejtë Civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Prej vitit 2020 është anëtar i Këshillit Kombëtar të Rinisë, organ këshillimor pranë ministrisë përgjegjëse për politikat rinore. Në vitin 2020 është përfshirë në hartimin e dokumentit PDNA (Post Disaster Needs Assessment Albania), si pjesë e grupit të punës Mbrojtja Civile dhe Reduktimi i Riskut nga fatkeqësitë.

Prej vitit 2016 është punësuar pranë Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, sot Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Ai ka punuar si specialist, inspektor, përgjegjës sektori dhe aktualisht mban postin e drejtorit të drejtorisë. Eksperienca prej shtatë vitesh në këtë institucion, i kanë dhënë njohuri të plota për proceset e vendimmarrjes dhe ato ekzekutive në çështjet e vetëqeverisjes vendore.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë