Loreta Çermeli, Fakulteti Ekonomik, Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër

Loreta Çermeli ka përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo është e pasionuar për të kontribuar në rritjen dhe avancimin e shoqërisë sonë. Loreta mendon se studentët dhe të rinjtë kanë potencialin për të ndryshuar vendin tonë, duke ndjekur angazhimin dhe bashkëpunimin si vlera themelore. Për këtë arsye, ka vendosur të përdor aftësitë dhe energjinë e saj për të ndihmuar në zhvillimin dhe përfaqësimin e interesave të studentëve dhe të rinjve, duke qenë përfaqësuese e tyre në Këshillin Studentor të fakultetit ku studion si dhe anëtare e një komisioni të përhershëm që mbikëqyr mbarëvajtjen e veprimtarisë së USH-së dhe marrëdhëniet me studentët. Gjithashtu, Loreta është angazhuar si një e re debatuese dhe aktiviste rinore në shoqëritë civile. Si përfaqësuese e studentëve, misioni i saj kryesor është të ndërtoj një mjedis gjithëpërfshirës, ku çdo student/e dhe i ri/e re të ndihet i/e vlerësuar dhe i/e dëgjuar. Ajo synon të krijoj një lidhje të ngushtë mes komunitetit studentor dhe institucioneve, duke siguruar që shqetësimet, idetë dhe aspiratat e tyre të merren parasysh dhe të integrohen në politikat dhe iniciativat e ndryshme. Motoja e saj është “E ardhmja i përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.” Me këtë parim në mendje, të ndërtojmë një të ardhme ku ëndrrat dhe synimet e studentëve dhe të rinjve nuk do të kenë kufizime, por do të kenë mundësi për të realizuar potencialin e tyre.            

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë