Vasilika Laska, Social Inclusion for Development

Vasilika Laska ka mbaruar studimet Bachelor në Shkencat Politike me një profil në Administratën Publike dhe ka vazhduar Master Shkencor në Shkencat Politike, duke u specializuar në Menaxhimin dhe Vlerësimin e Projekteve. Vasilika ka arritur rezultate ekselente në të gjitha ciklet e studimit. Në sferën akademike, ka arritur një sukses të madh me botimin e punimit të parë shkencor mbi “Rolin e Partive Politike në Rendin Kushtetues në Shqipëri”, i cili sapo është publikuar në Revista Shkencore “Jus&Justicia”. Aktualisht ka rolin e Koordinatores së Përgjithshme për Organizatën Jofitimprurëse Social Inclusion for Development. Në këtë organizatë ajo është angazhuar në disa projekte ku ndër të cilat mund të përmendim projektet “Unë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak”, nëpërmjet të cilit ka hartuar Draft Strategjinë  Lokale ‘Për Rininë 2023/ 2027 për Bashkinë Lezhë, projekti “Edukimi ligjor i qytetarëve të Lezhës në kuadër të reformës administrativo-territoriale 2014”, ‘Angazhimi i Shkollës për Qytetari Aktive’, Vozisim N’Drin’ dhe “Change Yourself, change your Community”, projekte të cilët në fokus kanë rininë dhe komunitetin e Lezhës. Aktualisht është anëtare dhe Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Vendor Rinor pranë Bashkisë Lezhë dhe ka koordinuar një projekt të rëndësishëm të quajtur “Street art against hate speech”, që synon të ndikojë pozitivisht në të rinjtë për të minimizuar format e ndryshme të gjuhës së urrejtjes, bullizmit ndërmjet tyre dhe promovimin e solidaritetit. Ajo ka qenë aktive në trajnime, konferenca, workshop-e, dhe seminare studimore brenda dhe jashtë vendit. Përmes punës së saj dhe angazhimit të vullnetarëve, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e rinisë dhe zhvillimit të komunitetit në Bashkinë Lezhë.    

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë