Klajdi Priska, Kongresi Rinor Kombëtar

Klajdi Priska punon si Përgjegjës Politikash dhe Koordinator Projekti në Kongresin Rinor Kombëtar. Ai ka një diplomë bachelor në shkenca kompjuterike dhe ka studiuar në kurset profesionale të shkencave ekonomike dhe politike. Ka kryer studimet në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe në Universitetin e Tiranës. Pjesë e edukimit të tij është edhe një seri mësimesh joformale në programin Erasmus+ së bashku me seminare dhe konferenca ndërkombëtare. Ai ka qenë pjesë e grupeve të politikëbërjes rinore dhe ka vepruar si koordinator i marrëdhënieve të jashtme në forumet rinore politike shqiptare. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është angazhuar në ngritjen e kapaciteteve dhe ka qenë vullnetar në shoqërinë civile dhe ka punuar me OJF-të për të promovuar aktivitetet e tyre. Aktualisht Klajdi merret me bashkëpunimin rajonal dhe është delegat i KRK-së në Forumin Rinor Evropian. Ai mbikëqyr zbatimin e Agjendës për Rininë, Paqen dhe Sigurinë në Shqipëri dhe rajon në përputhje me Kombet e Bashkuara. Gjithashtu, me mbështetjen e më shumë se 150 organizatave rinore në Shqipëri, Klajdi u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe aktualisht mban pozicionin e Përfaqësuesit të Rinisë Shqiptare në RYCO. Për më tepër, ai ka drejtuar për tre vitet e fundit në katër sezone radhazi projektin “RinON pjesë e Serisë RinVote”. Aty ai  ka shfrytëzuar formimin e tij akademik dhe profesional për të trajtuar shumicën e aspekteve të zbatimit të këtij projekti. Përpjekjet e tij në çdo kohë janë në përputhje me vlerat e tij personale, kombëtare dhe evropiane.       

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë