Vjera Çurçija është një profesioniste me rreth 20 vite eksperiencë në fushën e valles, traditës, trashëgimisë dhe kulturës popullore. Studiuese Folklori dhe Etnologjie, prej vitit 2016 drejton me pasion Shoqatën “MEGAART”. Eksperienca e saj përfshin rolin si valltare, Soliste e Parë pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, drejtuese dhe koreografe në aktivitete të ndryshme me perfshirje dhe fokus të rinjtë. Vjera është konceptuese dhe zbatuese e disa aktiviteteve e projekteve të cilat synojnë të nxisin praktika të mira edukative tek të rinjtë dhe të ushqejnë dijen për historinë dhe trashegiminë tonë kulturore. Pas një eksperience të gjerë në organizimin dhe koordinimin e çdo hallke të një eventi, aktiviteti, projekti, hartimin e raporteve e çdo proces tjetër të koordinimit të një projekti, Vjera kandidon për të qenë pjesë dhe për të dhënë kontributin e saj tek te rinjtë.