Orjana Çekrezi, Rrjeti i Profesionistëve të Rinj


Orjana Çekrezi, aktiviste e shoqërise civile, është aktualisht duke ndjekur studimet në master shkencor në fushën e Menaxhim Biznesi dhe Marketing, në Universitetin Europian të Tiranës, ku prej dy vitesh ka përfaqësuar dhe Këshillin Studentor, në pozicionin e presidentes. Ajo ka nisur rrugëtimin e saj si vullnetare e aktiviste në shoqërinë civile qysh prej 8 vitesh. Duke u angazhuar me organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe me iniciativa qytetare, eksperienca e saj lidhet kryesisht me aktivizmin rinor e qytetar, të drejtat e njeriut, të drejtat në punë, çështjet studentore, transparencën në vendimmarrje, barazinë gjinore etj. Prej 4 vitesh Orjana është pjesë e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, një hapsirë rinore e cila promovon interesat e të rinjve, ku me entuziazëm dhe këmbëngulje ka arritur të jetë një zë përfaqësues i të rinjve shqiptarë, duke ndërmarrë iniciativa dhe projekte të ndryshme. Me angazhimin e saj në komunitet dhe me njohuri në sektorin e rinisë si dhe të praktikave nga Ballkani Perëndimor e Europa, Orjana si një e re që vjen vetë nga zonë rurale, synon që me përfaqësimin si anëtare e KKR të adresojë çështje që me të vërtetë mund të përmirësojnë sektorin e rinisë duke mbajtur në konsideratë dhe praktikat pozitive ekzistuese dhe duke sjellë në vëmendje edhe nevojat e rinjve nga rrethet e zonat rurale.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë