Drejtoresha e National Youth Agency, znj. Sara Bodo, zhvilloi një vizitë në qendrën multidisiplinare “Shtëpia e Ngjyrave”, të menaxhuar nga Nisma ARSIS, me qëllim njohjen nga afër të programeve, shërbimeve dhe aktiviteteve që ofrohen për fëmijët, të rinjtë dhe familjet.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Nisma ARSIS prezantuan punën e organizatës dhe programet që zhvillohen në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve, me fokus në fuqizimin rinor, mirëqenien psikosociale, pjesëmarrjen aktive dhe krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe vlerësohet.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskutuar mbi sfidat, nevojat dhe potencialin e të rinjve, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim, përfshirje dhe pjesëmarrje aktive.
Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e investimit tek të rinjtë dhe rolin që partneritetet ndërinstitucionale luajnë në ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse, më të sigurta dhe më të fuqizuara.
National Youth Agency mbetet e angazhuar në mbështetjen e nismave që vendosin të rinjtë në qendër të zhvillimit shoqëror dhe që kontribuojnë në krijimin e mundësive të reja për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën e vendit.





