Agjencia Kombëtare e Rinisë organizoi webinarin e parë në kuadër të projektit EmpowHER, me temë “Hyrje në sipërmarrjen sociale – përkufizimi dhe fushëveprimi i saj”, i mbajtur nga Dr. Klaudia Hasanllari dhe i mbështetur nga programi Erasmus+.
Në këtë aktivitet online morën pjesë rreth 140 pjesëmarrës, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me konceptin e sipërmarrjes sociale dhe rolin e saj në zhvillimin e shoqërisë. Gjatë webinarit u trajtuan gjithashtu kuadri ligjor shqiptar dhe standardet evropiane në këtë fushë, si dhe u prezantuan shembuj praktikë nga iniciativa të ndryshme të sipërmarrjes sociale.
Projekti EmpowHER synon të fuqizojë vajzat e reja nga zonat rurale përmes zhvillimit të aftësive digjitale dhe promovimit të dialogut ndërkulturor, duke i mbështetur ato në krijimin dhe menaxhimin e bizneseve të vogla online.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Edukim dhe Kulturë (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.



