Tryezë mbi Mjedisin dhe Energjinë e Rinovueshme në Fakultetin e Drejtësisë

Një ditë frymëzuese në Shkollën Verore të Fakultetit të Drejtësisë, ku studentë dhe pedagogë u angazhuan në diskutime mbi një nga temat më të rëndësishme të kohës: mjedisin dhe energjinë e rinovueshme.

E nderuar nga pjesëmarrja e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Rinisë, kjo tryezë solli një qasje të drejtpërdrejtë mes të rinjve dhe institucioneve, duke nxitur reflektim mbi rolin aktiv që duhet të luajë rinia në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Diskutimet u përqendruan te sfidat e tranzicionit të gjelbër, rëndësia e një kuadri ligjor efektiv dhe kontributi i juristëve të rinj në procesin e integrimit europian.

E ardhmja kërkon profesionistë që jo vetëm njohin ligjin, por dinë ta përdorin atë për të mbrojtur mjedisin dhe për të ndërtuar politika të qëndrueshme.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency