Agjencia Kombëtare e Rinisë fton kandidatët e motivuar të aplikojnë për pozicionin Oficer Granti, për të menaxhuar dhe monitoruar procesin e granteve në kuadër të Programit IPA EU4Youth 2022. Ky rol përfshin: vlerësimin e aplikimeve, ndjekjen e progresit të projekteve të financuara dhe sigurimin e përputhshmërisë me standardet ligjore dhe të donatorit.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme me email:
- Curriculum Vitae (CV) i përditësuar në format Europass ose ekuivalent, në anglisht.
- Letër motivimi (maksimum 1 faqe) që përshkruan përvojën relevante dhe motivimin, në anglisht.
- Kopje e diplomës më të lartë akademike.
- Dëshmi të përvojës relevante të punës (p.sh. letra reference, vërtetime punësimi ose ekuivalente).
Aplikimet duhet të dërgohen në: info@rinia.gov.al
Afati i aplikimit: 15.04.2026
Klikoni këtu për Termat e References për Oficer Granti në Shqipe
Klikoni këtu për Termat e References për Oficer Granti në Anglisht