Takim me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Prrenjasit

Në një takim me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor Prrenjas, Ministrin e Shtetit për Rininë Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin e AKR-së Z. Geron Ibrahimi, Kryetarin e Bashkisë Nuri Belba, Kryetarin e Këshillit Bashkiak, dhe ekipin përgjegjës për politikat rinore në bashki u diskutuarn çështjet dhe sfidat e ndryshme të të rinjve të këtij qyteti dhe planet për zgjidhjen e tyre. Në fokus të bisedës, ishin dhe nismat e ndërmarra nga Këshilli Vendor Rinor për fuqizimin e të rinjve të zonës.

Me një buxhet dedikuar rinisë, Bashkia Prrenjas është gjithmonë krah të rinjve duke i mbështetur për një të ardhme më të mirë, dhe duke diskutuar me të rinjtë të gjithë vendimet kryesore të qytetit, që nga buxheti e deri tek investimet në shkolla e infrastrukturë.

Të rinjtë evidentuan kërkesat e tyre në lidhje me qendrën rinore, një laborator teknologjie, shkëmbime rinore dhe dëshirat për më shumë konkurse kombëtare për të cilat u dakordësuan hapat që do të ndjekim në vijim.

Për të rinjtë, me të rinjtë, çdo ditë krah tyre.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency