Takim me Këshillin Vendor Rinor në qytetin e Korçës

Një bisedë fundjave me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Drejtorin e AKR-së, Z. Geron Ibrahimi, Këshillin Vendor Rinor Korçë dhe të rinjtë ekselentë duke diskutuar mbi kërkesat e tyre dhe mundësive më të mira përmes punëve dhe projekteve për fuqizimin e rinisë.

Përtej mbështetjes që Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 ofron për të rinjtë anembanë vendit duke adresuar kërkesat që të rinjtë shtruan rreth 3 vite më parë, jemi angazhuar sërish për t’u konsultuar me KVR-të online apo fizikisht, për t’u informuar rreth nevojave dhe kërkesave të reja që ata kanë, dhe për t’i adresuar ato.

Me të rinjtë e Korçës u diskutuan edhe për pritshmëritë dhe ecurinë e punimeve për Qendrën Rinore të Korçës që është një premtim i mbajtur për të rinjtë dhe po financohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Korçë.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency