Projekti i CFD-së “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit tek të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” e mbështetur financiarisht nga AKR

Peer Education -Të rinjtë që njohin ligjin nuk gabojnë!

Ky është qëllimi i projektit të CFD-së, “7×7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit tek të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh”.

Një tjetër iniciativë e mbështetur financiarisht nga AKR-ja, që synon të ndërgjegjësojë dhe të edukojë të miturit në aspektin ligjor, duke përçuar tek ta njohuri dhe përvoja të vlefshme duke krijuar modele inspiruese.

Ishin vërtet frymëzues këta të rinj, të spikatur në artikulim, energji dhe talent, studentët e Universitetit të Arteve, pjesë e këtij projekti.

Institucioni i AKR-së, ofron mbështetje maksinale për këta artistë të rinj, duke i nxitur të shpërfaqin dijet dhe aftësitë e tyre, për të kontribuar në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të ndërgjegjësuar.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency