Nëshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes World Vison Albania dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një nga partnerët e saj më besnikë, siç është World Vision Albania

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të rinisë, kjo marrëveshje ka si qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje si dhe krijimin e mekanizmave për zhvillimin e politikave rinore.

Aktivizimi i të rinjve në kohët e sotme dhe përfshirja e tyre në procese konsultuese dhe vendimmarëse janë shumë të rëndësishme, duke i konsideruar aktorë të denjë për të lënë gjurmë edhe në të ardhmen.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency