Në Strasburg për takimin e CDEJ, aty ku të rinjtë, politikat dhe vizionet e përbashkëta marrin formë. Gjatë dy ditëve të punimeve, përfaqësues nga vendet anëtare diskutojnë rreth prioriteteve europiane për rininë, rolit të secilit shtet dhe hapave të radhës drejt programeve më të forta, më të aksesueshme dhe më gjithëpërfshirëse për të rinjtë në të gjithë kontinentin.
Së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme për Artin, Kulturën dhe Rininë në MTKS, znj. Anisa Pollo, dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, po përfaqësojmë Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm bashkëpunimi, për të avancuar standardet e përbashkëta dhe mundësitë për të rinjtë në Europë.
Në fokus mbetet forcimi i politikave rinore, krijimi i hapësirave të reja për pjesëmarrje dhe garantimi i një qasjeje të përbashkët që i vendos të rinjtë në qendër të zhvillimit europian.