Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Znj. Bora Muzhaqi në turin e konsultimeve për përmirësimin e Ligjit “Për Rininë” dhe Ligjit “Për Vullnetarizmin”

Rinia Ndryshon Ligjet

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, dhe mbështetjen e vazhdueshme të World Vision Albania dhe UNICEF, ka organizuar një tur konsultimesh për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”.
Ky është turi i dytë i konsultimeve që MSHRF ndërmerr, duke njohur rëndësinë e mendimit të të rinjve si një hallkë kyçe në çdo vendimmarrje që i prek ata. Këto nisma janë gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 dhe Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2024-2026, duke synuar të adresojnë kërkesat e përsëritura të aktorëve që veprojnë në fushën e rinisë.
Turi do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë ku aktualisht janë vizituar qyteti i Konispolit, Tropojës, Kamzës, Tiranës, Librazhdit, Durrësit, Korçës, Dibrës, Kuçovës, Lushnjes Shkodrës dhe i Kurbinit.

Rinia Ndryshon Ligjet - Konispol

Rinia Ndryshon Ligjet - Tropojë

Rinia Ndryshon Ligjet - Kamëz

Rinia Ndryshon Ligjet - Tiranë

Rinia Ndryshon Ligjet - Librazhd

Rinia Ndryshon Ligjet - Durrës

Rinia Ndryshon Ligjet - Korçë

Rinia Ndryshon Ligjet - Dibër

Rinia Ndryshon Ligjet - Kuçovë

Rinia Ndryshon Ligjet - Lushnje

Rinia Ndryshon Ligjet - Shkodër

Rinia Ndryshon Ligjet - Kurbin

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency