Këshilli Kombëtar i Rinisë zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë

Në mbledhjen e zgjeruar të Këshillit Kombëtar të Rinisë u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë dhe konstruktiv me të rinjtë, ku, përtej çështjeve të diskutuara, spikatën formimi, artikulimi, mendimi kritik dhe ndjeshmëria e një brezi që kërkoi të dëgjohej, të përfshihej dhe të kontribuonte në të ardhmen e vendit.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit, besimin te institucionet, punësimin, meritokracinë në administratën publike, platformën “Fol me Kryeministrin”, mbështetjen për startupet dhe nismat rinore. Diskutimi përfshiu pyetje, kritika, skepticizëm, këndvështrime të ndryshme dhe kërkesa për informim më të gjerë mbi politikat dhe programet institucionale.

Dialogu u vlerësua si një element thelbësor i angazhimit demokratik, veçanërisht në rastet kur u dëgjuan edhe qëndrime kritike, u reflektua mbi shqetësimet e të rinjve dhe u trajtuan çështjet e ngritura përmes sinqeritetit, argumenteve dhe përgjegjësisë.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua se të rinjtë nuk përbënin një palë të veçantë apo të ndarë nga institucionet dhe shoqëria, por ishin pjesë e së njëjtës përpjekje dhe e së njëjtës aspiratë për një Shqipëri më të mirë. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e kapërcimit të distancave mes brezave, institucioneve dhe qytetarëve, si dhe e nxitjes së përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Gjithashtu, u evidentua nevoja që politika dhe institucionet të kultivonin gjithnjë e më shumë dialogun, mirëkuptimin dhe kompromisin, duke treguar gatishmëri për të reflektuar mbi shqetësimet, pritshmëritë dhe ndjeshmëritë e komuniteteve, veçanërisht të brezit të ri.

Dëgjimi dhe respekti i ndërsjellë u evidentuan si parime të rëndësishme të komunikimit konstruktiv, duke theksuar se mospajtimi nuk përbënte domosdoshmërisht kundërshti dhe se dialogu mund të shërbente si urë bashkëpunimi edhe në rastet kur palët nuk ndanin të njëjtin mendim.

Në përfundim, u theksua se e ardhmja ndërtohej përmes dëgjimit, reflektimit, bashkëpunimit dhe përfshirjes, duke kapërcyer distancat dhe duke forcuar besimin, me bindjen se, pavarësisht dallimeve, vlerat dhe qëllimet e përbashkëta përbënin një faktor që i bashkonte.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency