Forumi “Foli Shqip” bashkoi të rinjtë nga trevat shqiptare në Kuvend në një dialog mbi identitetin kombëtar dhe vizionin për të ardhmen

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua Forumi “Foli Shqip”, në një seancë të veçantë që bashkoi të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët diskutuan mbi atdhedashurinë, identitetin kombëtar dhe vizionin për të ardhmen.

Forumi “Foli Shqip”, një nismë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës dhe tre universitete shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shërbeu si një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi mes të rinjve dhe institucioneve.

Në kuadër të forumit, të rinjtë patën mundësinë të shprehën mbi çështje që lidhen me identitetin, përkatësinë kombëtare dhe rolin e tyre në të ardhmen, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së brezit të ri në diskutime dhe nisma me interes të përbashkët.

Miratimi i rezolutës së përbashkët në përmbyllje të forumit i dha takimit një rëndësi të veçantë, duke reflektuar vullnetin e të rinjve për ta kthyer përkatësinë kombëtare në angazhim konkret dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet trevave shqiptare.

Forumi përbëri një dëshmi të rëndësisë së mbështetjes institucionale ndaj nismave rinore që nxisin dialogun, bashkëpunimin dhe angazhimin e të rinjve në çështje me rëndësi për të ardhmen.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency