Forcohet bashkëpunimi Itali–Shqipëri për fuqizimin e të rinjve

Drejtor i Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, mori pjesë në aktivitetin “Italia – Albania: Cooperazione tra popoli – I giovani ed il loro sguardo verso il futuro”, i cili mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe Shqipëria.

Aktiviteti shërbeu si një platformë diskutimi mbi rolin e të rinjve në zhvillimin e shoqërisë dhe mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e politikave rinore, arsimit dhe punësimit.

Gjatë takimit u prezantua edhe projekti “Voice 2 Youth Albania”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim (AICS). Projekti synon të mbështesë formimin profesional dhe rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë në Shqipëri, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe partneriteteve me organizata të shoqërisë civile.

Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë në këtë aktivitet kontribuon në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e politikave rinore, si dhe në promovimin e iniciativave që mbështesin fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjve në Shqipëri.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency