Dita e dytë e RinCamp 2024

Në ditën 2 të RinCamp 2024 u bashkua Znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku në një bashkëbisedim tepër miqësor me të rinjtë i informoj rreth, bujqësisë, të rinjtë dhe teknologjia me theksin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjithashtu panelit ju bashkua Znj. Ledi Imeraj nga Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, pjesë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të diskutuar me të rinjtë rëndësinë e inovacionit dhe rolin e Gjeneratës Z në gjenerimin e ideve të reja.

Biseda u përqendrua tek fuqia e të rinjve për të sjellë ndryshime pozitive përmes kreativitetit dhe teknologjisë.

Në ditën e 2-të të RinCamp 2024, panelet ishin intensive ku në pjesën e dytë të ditës patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Albert Shehu, Drejtor, Bankingu Individual në BKT, znj. Alma Derraj, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Kanaleve Alternative në Union Bank, dhe z. Gjergj Karasani, Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Kredive në Credins Bank. 

Në këtë panel, u diskutua rëndësia e edukimit financiar dhe përgjegjshmëria financiare, duke i ofruar të rinjve njohuri të vlefshme për të ardhmen e tyre ekonomike.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency