Dialogu mes të rinjve dhe vendimmarrësve në fokus të RinCamp 2026 “N’Zë Evrope”

Një nga panelet më të ndjekura dhe me interesin më të madh të RinCamp 2026 – “N’Zë Evropë”, që u shndërrua në një dialog të hapur mes të rinjve dhe vendimmarrësve.

Për më shumë se dy orë, me dhjetëra pyetje dhe diskutime të drejtpërdrejta, të rinjtë bashkëbiseduan me Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ogerta Manastirliu, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Vilma Premti, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Denion Meidani, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Integrimi evropian, mundësitë për të rinjtë, programet e Bashkimit Evropian, pjesëmarrja në vendimmarrje, punësimi dhe sfidat e brezit të ri ishin në qendër të debatit, duke dëshmuar edhe një herë se të rinjtë kanë ide, vizion dhe një zë që meriton të dëgjohet.

Kur të rinjtë pyesin, dialogu bëhet ura drejt së ardhmes evropiane.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency