Future2Tech 2026 në Tiranë bashkoi sipërmarrës, startup-e, kompani, institucione dhe investitorë rreth zhvillimeve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, në një hapësirë ku u diskutua mbi potencialin e të rinjve, startup-eve dhe ideve inovative për krijimin e mundësive të reja dhe zhvillimin e tyre përtej kufijve të Shqipërisë.
Forumi “Founders & Funding: The Duo Behind Success” solli në fokus lidhjen ndërmjet ideve, eksperiencës, rrjetëzimit dhe financimit, si elemente të rëndësishme në rrugëtimin e një startup-i drejt zhvillimit dhe konsolidimit.
Një tjetër hapësirë e rëndësishme ishte Startup World Cup Albania, e cila krijon mundësi për lidhjen e startup-eve shqiptare me investitorë, mentorë dhe rrjete ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla kontribuon në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe në promovimin e mundësive për të rinjtë në fushat e inovacionit, teknologjisë dhe sipërmarrjes.









