Agjencia Kombëtare e Rinisë prezanton prioritetet e reja dhe mundësitë e financimit për të rinjtë në Konferencën Kombëtare “Youth Policy Watching 2026”

Gjatë Konferencës Kombëtare “Youth Policy Watching 2026”, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, prezantoi prioritetet e reja për rininë dhe ndau lajmin mbi mundësitë e reja të financimit që pritet të mbështesin të rinjtë, organizatat rinore dhe komunitetet lokale, në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe prezantimi i rezultateve të deritanishme të investimeve në rini, ku u evidentuan qindra të rinj të mbështetur, iniciativa të suksesshme dhe ndikimi pozitiv që këto financime kanë sjellë në zhvillimin e aftësive, pjesëmarrjen qytetare dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë në të gjithë Shqipërinë.

Investimi tek të rinjtë nuk është thjesht një politikë është investim për të ardhmen e vendit.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency