Të rinjtë në qendër të bashkëpunimit rajonal!
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, zhvilloi një takim të veçantë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Z Denion Meidani, Rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, në Shkup, Z. Bekim Fetaji, si dhe me kryetarin e Unionit Studentor Z. Besar Sejdiu të këtij universiteti, për të diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e rinisë.
Gjatë takimit u diskutua për përfshirjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut në Kampin Veror që organizon Agjencia Kombëtare e Rinisë, si dhe për iniciativa të tjera të përbashkëta që synojnë fuqizimin e të rinjve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e më shumë hapësirave për zhvillim dhe angazhim.
Bashkëpunimet ndërkufitare janë një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura komunikimi, për të nxitur dialogun mes të rinjve dhe për të krijuar projekte që sjellin ndikim pozitiv në të gjithë rajonin.
Së bashku për më shumë mundësi, më shumë energji dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë!









