RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË” përmbyll me sukses katër ditë dialogu, bashkëpunimi dhe fuqizimi të të rinjve

RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË” mblodhi për katër ditë rreth 200 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke krijuar një platformë dialogu, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash, me fokus integrimin evropian dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e shoqërisë.

Përgjatë kampit u zhvilluan sesione tematike, panele diskutimi dhe aktivitete ndërvepruese me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve. Diskutimet u përqendruan në temat e integrimit evropian, mundësive që ofrojnë programet e Bashkimit Evropian, pjesëmarrjes rinore në proceset vendimmarrëse, shëndetit mendor, sportit, rekreacionit dhe fuqizimit të rolit të të rinjve në jetën shoqërore.

Një nga momentet kryesore të këtij edicioni ishte bashkëbisedimi i hapur i të rinjve me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit adresuan pyetje dhe ndanë ide, mendime dhe propozime mbi procesin e integrimit evropian dhe perspektivat e të rinjve në këtë rrugëtim.

Përmes këtij edicioni, RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË” rikonfirmoi rëndësinë e krijimit të hapësirave ku të rinjtë mund të angazhohen, të shkëmbejnë përvoja dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi me institucionet dhe partnerët zhvillimorë.

National Youth Agency shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe të ftuarit që kontribuan në organizimin dhe suksesin e RinCamp 2026, duke forcuar angazhimin e përbashkët për fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave evropiane.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency