Borjana Dine, CRCA/ECPAT

Borjana Dine ka përfunduar studimet Bachelor dhe më pas është specializuar në Psikologjinë e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Që prej vitit 2021 ajo është pedagoge e jashtme në këtë Universitet. Aktualisht është pjesë e Linjës së Këshillimit për Fëmijë ALO 116-111 e angazhuar si koordinatore projekti, i përbashkët me Save the Children nën synimin e advokimit dhe orientimit mbi rolin e prindërimit pozitiv dhe disiplinës pozitive nëpërmjet takimeve me të rinj edhe prindër. Borjana ka qënë pjesë e disa trajnimeve dhe konferencave brenda dhe jashtë Shqipërisë duke relatuar dhe adresuar problematikat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Përgjatë periudhës së saj të angazhimit si aktiviste rinore pranë CRCA/ECPAT Shqipëri, Borjana ka patur mundësi të japë kontributin në programin e drejtësisë për të rinjtë në konflikt me ligjin, programet e rritjes së pjesëmarrjes të të rinjve në vendim marrje etj. Borjana është e angazhuar në mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Shqipëria në procesin e raportimit dhe dialogut me Komitetin për të Drejtat e Fëmijëve në Gjenevë për raportimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve. Borjana beson se të rinjtë janë fuqizimi konkret i një kombi, e si të tillë, duhet të jenë ata që sjellin konceptet e reja me qëllim përmirësimin e çështjeve që ju përkasin të rinjve dhe jo vetëm, duke u zotuar për t’ju përkushtuar denjësisht këtij roli.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë