Vizita e delegacionit Bullgar në Agjencinë Kombëtare të Rinisë, me përfaqësues zv. Ministër i Rinisë dhe Sportit, Z. Petar Mladenov

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë mirëpritëm Delegacionin Bullgar, me përfaqësues, zv. Ministër i Rinisë dhe Sportit, Z. Petar Mladenov, Znj. Teodorina Todorova, Znj. Martina Dinkova, Znj. Dimitrina Temelkova, Z. Asen Pachev dhe Znj. Yordanka Ivanova, ku u bë një prezantim institucional dypalësh i qëllimeve, programeve, strategjive dhe ligjeve për rininë të dy vendeve përkatëse, Shqipëri-Bullgari.

Gjatë bisedës u shpreh gatishmëria për të realizuar mes dy vendeve projekte me fokus politikat rinore.

Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe disa nga organizatat që bashkëpunojnë me AKR, të cilat bënë prezantimin e projekteve që janë duke implementuar, duke ndërtuar kështu ura komunikimi për nismat në vazhdim, me fokus rininë.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency