Thirrje për një ekspert për zhvillimin e aktivitetit “Rinia dhe Komuniteti”

 Thirrje për 1 (një) ekspert për zhvillimin e aktivitetit “Rinia dhe Komuniteti”.

Ditë pune: 6 (gjashtë).

Vendndodhja: Bashkitë Dibër, Kukës, Mat, Bulqizë, Klos, Has, Tropojë, Malësi e Madhe.

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) është institucion i cili garanton dhe promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në bazë dhe për zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë. Veprimtaria e AKR-së shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke organizuar përgjegjësitë funksionale me qëllim sigurimin e kushteve për mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive rinore, zhvillimin e dialogut të strukturuar për të realizuar fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri, krijimin e mekanizmave për nxitjen e politikave rinore si dhe marrjen e vendimeve profesionale, cilësore e të pavarura, në përzgjedhjen e programeve dhe projekteve që kanë në fokus rininë shqiptare dhe rëndësinë e kësaj të fundit në shoqëri.

Përshkrimi i punës

Gjatë këtij aktiviteti, të rinjtë e Këshillave Vendorë Rinorë (KVR) dhe të rinjtë aktivë nga të tre qarqet do të marrin pjesë në një punëtori 3-ditore gjatë të cilit do të kenë mundësi të aftësohen mbi shkrimin e projekteve që fokusohen në ndikimin në komunitet, veçanërisht në çështjet e trashëgimisë mjedisore dhe kulturore brenda bashkisë së tyre. Detyra e ekspertit do të konsistojë në ndarjen e të rinjve në grupe dhe monitorimin e tyre për zhvillimin e zbatimin e projekt propozimeve. Eksperti do të ndjek dhe udhëheqë të rinjtë gjatë të gjitha hapave të hartimit të projektit, më konkretisht në identifikimin e nevojave për përmirësimin e komunitetit, planifikimin e tij, vlerësimin e sfidave dhe mundësive, hartimin e buxhetit, komunikimin me palët e interesuara, zgjidhjen e problemeve, vlerësimin e qëndrueshmërisë së projektit etj.

Kualifikimet dhe përvojat e Ekspertit:

  • Diplomë Master në Shkenca Sociale, Ekonomike, Juridike ose fusha të
  • Aftësi të shkëlqyera
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës
  • Njohuri mbi strukturat e KVR-ve në nivel lokal.
  • Eksperiencë të paktën 2 (dy) vite në shkrimin e projekteve dhe zbatimin e tyre.
  • Aftësi për të strukturuar informacionin në mënyrë të qartë dhe të arritshme për të rinjtë.
  • Aftësi për të përshtatur trajnimin me të rinjtë.
  • Njohuri për kontekstin social të të rinjve në Shqipëri.
  • Përvojë në bashkëpunime me ekipe multidisiplinare dhe aktorë të ndryshëm, përfshirë përfaqësues të organizatave rinore, qeverisë dhe shoqërisë civile.

Procesi i Aplikimit

  • Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivuese duke detajuar përvojën e tyre relevante deri më datë 3 Dhjetor 2024 ora 14:00 në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al.

Fazat e Vlerësimit

  • Fazat për vlerësimin e aplikimeve do te jenë:
    • Faza 1: Vlerësimi i kualifikimeve dhe përvojave bazuar në këtë dokument;
    • Faza 2: Intervista me Komisionin e Vlerësimit.

(Aplikantët që kalojnë fazën e parë do lajmërohen zyrtarisht për ditën dhe orën e intervistës).

Afati për Aplikime

Aplikimet duhet të dërgohen deri më datë 3 Dhjetor 2024 ora 14:00 në adresën e e- mail-it: info@rinia.gov.al

National Youth Agency është një institucion që promovon mundësitë e barabarta dhe inkurajon të kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë.

Shënim: Termat e mësipërme të referencës janë dhënë si një udhëzues i përgjithshëm dhe mund të jenë subjekt i modifikimit bazuar në nevojat në zhvillim të projektit.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency