Thirrje për Koordinator Projekti për Implementimin dhe Monitorimin e Projekteve të Programit IPA EU4Youth 2022

Agjencia Kombëtare e Rinisë kërkon një Koordinator Projekti për të mbështetur implementimin dhe monitorimin e projekteve të financuara nga Programi IPA EU4Youth 2022. Ky pozicion përfshin koordinimin e aktiviteteve, raportimin e progresit dhe bashkëpunimin me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm për sigurimin e rezultateve efektive.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme me email:

  • Curriculum Vitae (CV) i përditësuar në format Europass ose ekuivalent, në anglisht.
  • Letër motivimi (maksimum 1 faqe) që përshkruan përvojën relevante dhe motivimin, në anglisht.
  • Kopje e diplomës më të lartë akademike.
  • Dëshmi të përvojës relevante të punës (p.sh. letra reference, vërtetime punësimi ose ekuivalente).

Aplikimet duhet të dërgohen në: info@rinia.gov.al
Afati i aplikimit:
15.04.2026

Klikoni këtu për Termat e References për Koordinator Projekti në Shqipe

Klikoni këtu për Termat e References për Koordinator Projekti në Anglisht

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency