Sadik Sallaku, Përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara

Sadik Sallaku është nënkryetar i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve për qarkun Durrës dhe përfaqësues aktiv i të rinjve në nisma sociale dhe komunitare me fokus përfshirjen dhe barazinë. Prej vitesh është i angazhuar në mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara, përmes pjesëmarrjes në kampe rinore, trajnime, takime, konferenca dhe aktivitete edukative në nivel lokal dhe kombëtar.

Kontributi i tij është përqendruar në krijimin e hapësirave të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, ku të rinjtë inkurajohen të zhvillojnë aftësi jetësore, vetëbesim dhe të shprehin potencialin e tyre, pavarësisht sfidave fizike apo sociale. Përmes angazhimit në shoqërinë civile, ka punuar për rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe promovimin e bashkëpunimit mes të rinjve pa dallime.

Në Këshillin Kombëtar Rinor synon të kontribuojë në forcimin e përfshirjes sociale dhe ndërtimin e politikave rinore që garantojnë barazi, akses dhe pjesëmarrje aktive për të gjithë të rinjtë.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency