Finalja e edicionit të tetë të Re-Debate ishte shumë më tepër se një garë – – ishte një festë e mendimit kritik, forcës së fjalës dhe fuqisë rinore!
Të rinj të talentuar nga e gjithë Shqipëria demonstruan se logjika, aftësia për të argumentuar dhe pasioni për të mbrojtur qëndrimet e tyre nuk njohin kufij moshe. Performanca e tyre e shkëlqyer dëshmoi se debati është jo vetëm një mjet edukimi, por edhe një forcë që frymëzon zhvillim personal dhe shoqëror.
Kampionati Kombëtar i Debatit, organizuar me përkushtim nga LIBURNETIK, vijon të promovojë debatin si një ndër format më të fuqishme të të nxënit dhe qytetarisë aktive. Në këtë kuadër, përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe nivelin e lartë të përgatitjes që sollën në skenë.
Një urim i veçantë shkon për gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, i cili u vlerësua me çmimin e tretë, një njohje e dhënë nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) për kontributin e jashtëzakonshëm të të rinjve të saj.
Kapitulli i Re-Debate VIII u mbyll me emocione dhe ndjenjë krenarie. Sepse kur fjala bëhet forcë, mendimi kritik shndërrohet në arritje konkrete për një shoqëri më të ndërgjegjshme, më të arsimuar dhe më të përfshirë.



