Leandro Grabovaj, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali”

Leandro Lefter Grabovaj, lindur më 25 prill 2004, është student i Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, me një interes të veçantë për fushën juridike dhe rolin e ligjit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe funksionale. Formimi i tij arsimor përfshin edhe Gjimnazin Artistik “Naim Frashëri”, i cili ka ndikuar në zhvillimin e një këndvështrimi kritik dhe kulturor. Ai ka treguar angazhim të vazhdueshëm në çështje rinore, qytetare dhe politike, duke marrë pjesë në iniciativa dhe aktivitete që lidhen me pjesëmarrjen qytetare, bashkëpunimin institucional dhe zhvillimin studentor. Ka ndjekur trajnime dhe aktivitete të organizuara nga Bashkia Vlorë (Këndi i BE-së), organizata të shoqërisë civile dhe institucione akademike, me fokus në politikat rinore, të drejtat qytetare dhe fuqizimin e komunitetit. Përvoja profesionale në sektorin e shërbimeve dhe menaxhimit ka kontribuar në forcimin e aftësive organizative, komunikuese dhe ndjenjës së përgjegjësisë. Interesat e tij për historinë, menaxhimin e turizmit, politikën dhe veçanërisht drejtësinë juridike, e motivojnë të kontribuojë aktivisht në jetën publike. Synimi i tij është të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, duke dhënë një kontribut konkret përmes nismave inovative që nxisin pjesëmarrjen reale të të rinjve në vendimmarrje dhe vlerësojnë angazhimin e tyre përmes kohës, përkushtimit dhe punës vullnetare.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency