U zhvillua konferenca përmbyllëse e projektit “Së Bashku për Barazi” nga OMSA, me mbështetjen e MSHRF nëpërmjet AKR, ku u diskutua mbi:
Rolin e edukimit si armë kundër diskriminimit, pjesëmarrjes dhe politikave për një shoqëri gjithëpërfshirëse, rolin e institucioneve në fuqizimin e të rinjve LGBTIQ+, edukimin si mjet kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.
Një pikë e fortë e diskutimit ishte ajo mbi progresin e kauzës së këtij komuniteti dhe politikat publike që janë ndërmarrë vitet e fundit në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare me qëllim përfshirjen sociale të të rinjve pavarësisht zgjedhjeve dhe orientimit të tyre seksual.
Bashkëpunimi mes institucioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë u theksua si çelësi për një shoqëri më të lirë, më të barabartë dhe më të suksesshme!