Elia Resuli, Përfaqësues të komuniteti shqiptar në diasporë

Elia Resuli është studente e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës (UNIGE). Gjatë studimeve të saj, ajo është angazhuar në media dhe institucione kulturore në Zvicër, përfshirë punën si kritike kulturore dhe moderatore në Radio Vostok.

Në fushën e angazhimit rinor, Elia ka përfaqësuar Zvicrën dy herë si delegate në European Youth Parliament, në sesione ndërkombëtare të zhvilluara në Tromsø dhe në Bazel, ku ka bashkëpunuar me të rinj nga vende të ndryshme evropiane mbi çështje të politikave publike dhe përfaqësimit rinor. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e komitetit drejtues dhe Presidente e Unionit të Shoqatave Universitare të Universitetit të Gjenevës (CUAE), ku ka ushtruar funksione përfaqësuese dhe organizative.

Në Këshillin Kombëtar të Rinisë, Elia synon të kontribuojë në forcimin e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje, veçanërisht në nivel lokal, si dhe në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme mes rinisë në Shqipëri dhe asaj në diasporë, duke sjellë përvoja konkrete nga angazhimi rinor në kontekstin evropian.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency