Agjencia Kombëtare e Rinisë në takim zyrtar në Sofje me Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Bullgarisë

Agjencia Kombëtare e Rinisë, e përfaqësuar nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Sara Bodo, në takim me Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Bullgarisë, Dimitar Iliev.

Z. Iliev është një nga zërat që po kontribuon në zhvillimin dhe avancimin e politikave rinore dhe sportit në Bullgari, me fokus në përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve.

Gjatë takimit në ambientet e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit në Sofje, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikat më të mira në fushën e politikave rinore.

Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të partneritetit ndërinstitucional, fuqizimit të qendrave rinore dhe rolit të punonjësve rinorë në zhvillimin e komuniteteve aktive dhe gjithëpërfshirëse.

U hodhën hapa konkretë drejt partneriteteve të reja, me synimin e përbashkët për të fuqizuar rininë dhe për të ndërtuar mundësi më të mira për të ardhmen.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency