Më 24 shtator 2026, në Hotel Tirana International, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit – SAFECons”.
Projekti, i zbatuar nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në bashkëpunim me ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe aktorëve të ndryshëm në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
National Youth Agency, përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, vijon të mbështesë përfshirjen dhe informimin e të rinjve mbi çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre dhe në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.
Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, profesionistë dhe të rinj, duke krijuar një hapësirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi sfidat dhe rekomandimet në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Përfshirja e të rinjve në diskutime dhe iniciativa të tilla kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të tyre dhe në forcimin e pjesëmarrjes aktive në çështje me rëndësi për komunitetin dhe shoqërinë.
Të rinjtë e informuar janë pjesë e një shoqërie më të ndërgjegjësuar dhe më aktive.




