Dita I e RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË”

Rreth 200 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën në Jalë për ceremoninë e hapjes së RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË”, një aktivitet që këtë vit i kushtohet integrimit evropian dhe rolit të të rinjve në ndërtimin e së ardhmes.

Dita e parë e kampit u karakterizua nga aktivitete ndërvepruese, sesione njohëse dhe bashkëbisedime, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e ideve, ndërtimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga vendet e rajonit.

Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me programin e kampit dhe të angazhohen në diskutime mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve, bashkëpunimit rajonal dhe vlerave evropiane.

RinCamp 2026 – “N’ZË EVROPË” vijon të shërbejë si një platformë për fuqizimin e të rinjve, nxitjen e dialogut dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim, duke vendosur në qendër rolin e tyre në proceset e zhvillimit dhe integrimit evropian.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency