Komisioni i Certifikimit për përzgjedhjen e përfaqësuesve rinorë në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) shpall kandidatët e kualifikuar në fazën e votimit nga Organizatat jofitimprurëse Rinore/për të Rinjtë.
The qualified candidates are:
- Aida Turku;
- Blenard Qokaj;
- Brixhilda Deda;
- Ema Meçaj;
- Endi Saliko;
- Enia Hoxha;
- Jesmina Sengla;
- Olta Shehu;
- Serxhio Gega.
Ftohen organizatat jofitimprurëse rinore/për të rinjtë sipas parimit “një organizatë, një votë”, nëpërmjet dërgimit të emrit me subjekt “Votim për kandidatin e ZRBR” të kandidatit që mbështetet dhe ngarkuar dokumentacionin e kërkuar për organizatën në adresën emailit info@rinia.gov.al
Kriteret që plotësojnë organizatat jofitimprurëse për pjesëmarrje në procesin e votimit të kandidatëve, janë si vijon:
a) të jenë të regjistruara në përputhje me legjislacionin shqiptar për organizatat jofitimprurëse;
b) të kenë si objekt të veprimtarisë së tyre të parashikuar në statutin e organizatës aktivitete dhe veprimtari rinore;
c) të kenë status “aktiv”.
Organizata jofitimprurëse që merr pjesë në votim dorëzon dokumentacionin si vijon:
a) Vendimi i regjistrimit në gjykatë (i skanuar);
b) Statuti i organizatës;
c) NIPT;
d) Vërtetim statusi aktiv/pasiv nga e-Albania, me datë jo më të hershme se 1 prill 2026.
Kandidatët fitues do të votohen nga organizatat nga data 2 Qershor deri në 9 Qershor 2026.
Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutemi të na kontaktoni në adresën zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, info@rinia.gov.al