Finalja e Madhe e Edicionit IX të Re-Debate vulosi edhe një herë fuqinë që ka debati në formimin e të rinjve aktivë, kritikë dhe të angazhuar në jetën qytetare.
Organizuar nga Liburnetik, me mbështetjen financiare të Agjencia Kombëtare e Rinisë, ky kampionat kombëtar debati mblodhi në këtë edicion të rinj nga 31 bashki të Shqipërisë, duke krijuar një rrjet idesh, argumentesh dhe zërash që frymëzojnë të ardhmen.
Re-Debate prej vitesh është kthyer në një hapësirë të sigurtë demokracie ku të rinjtë zhvillojnë mendimin kritik, vetëbesimin, komunikimin dhe përgjegjësinë qytetare.
Ky edicion dëshmoi edhe një herë se kur të rinjve u jepet hapësira e duhur, ata dinë ta kthejnë fjalën në ide, idenë në argument dhe argumentin në pjesëmarrje aktive.
AKR mbetet besimplotë në mbështetjen e kësaj nisme frymëzuese dhe beson se, së bashku, në Shtator do t’ia dalim ta çojmë debatin në çdo cep të Shqipërisë.



















