Takim zyrtar me Federatën Ndërkombëtare të Sportit Shkollor (ISF) mbi organizimin e “Gymnasiade 2028”

Në një takim zyrtar me delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Shkollor (ISF), të kryesuar nga z. Željko Tanasković, President i ISF, si dhe z. Ljubomir Grujić, President i Federatës Evropiane të Sportit Shkollor, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, zhvilluan diskutime në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e rinisë, sportit shkollor dhe edukimit.

Gjatë takimit, delegacioni prezantoi idenë e zhvillimit në Shqipëri të “ISF Gymnasiade 2028”, një ndër eventet më të mëdha ndërkombëtare të sportit shkollor, i cili mbledh rreth 5000 nxënës nga 130 shtete të botës, të angazhuar në 26 disiplina sportive përgjatë një aktiviteti 10-ditor.

Ky event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, edukimit, turizmit dhe diplomacisë sportive, si dhe për rritjen e prezencës ndërkombëtare të Shqipërisë.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po vlerëson të gjitha aspektet organizative dhe infrastrukturore, si dhe mundësinë e zhvillimit të këtij eventi prestigjioz në Shqipëri.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency