AI@Work Hackathon: 70 të rinj sjellin 13 ide inovative në një ditë intensive bashkëpunimi

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) vijon angazhimin e saj për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë të rinjtë dhe krijojnë mundësi konkrete për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Në kuadër të këtij misioni, u zhvillua aktiviteti “AI@Work Hackathon”, i cili mblodhi 70 të rinj të organizuar në 13 skuadra, në një ditë intensive plot sfida, ide dhe bashkëpunim. Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative, duke prezantuar në total 13 ide që reflektojnë potencialin dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm të të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Albanian ICT Academy dhe u organizua nga Qendra STEM Hub, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), duke kontribuar në krijimin e një ekosistemi më të fortë inovacioni dhe zhvillimi për të rinjtë në Shqipëri.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency