Në kuadër të projektit “A Cross Regional Predictive Model for Youth Policy Shaping – Youth Observers (Y-Os)”, financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe i drejtuar nga Qendra Mesdheu, në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë u zhvillua takimi:
“Youth Observers speak: From policy monitoring to agenda setting”.
Gjatë këtij takimi u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e të rinjve pjesëmarrës në projekt nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia, të reflektuara në policy papers që trajtojnë tema të rëndësishme si:
🔹 punësimi i të rinjve
🔹 pjesëmarrja rinore
🔹 shëndeti mendor
Takimi shërbeu gjithashtu si një hapësirë diskutimi mes të rinjve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin për politika rinore më gjithëpërfshirëse.