Thirrje e hapur për shërbime auditimi për ofrimin e shpenzimeve të kontratës

Projekti kontribuon drejtpërdrejt në objektivin e Programit EU4Youth në Shqipëri për të rritur pjesëmarrjen politike, ekonomike dhe sociale të të rinjve përmes fuqizimit social, angazhimit qytetar dhe përmirësimit të mirëqenies. Ai zbaton Fushën e Mbështetjes 1 të Dokumentit të Veprimit EU4Youth – “Pjesëmarrja qytetare e të rinjve, të drejtat e njeriut për të rinjtë, vullnetarizmi dhe përfshirja e tyre në zhvillimin e komunitetit, kulturë dhe sport” – përmes krijimit të një Skeme Kombëtare të Granteve të menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR). Veprimi bazohet në dy objektiva kryesore, në përputhje me shtyllat e Strategjisë së BE për Rininë 2022–2027 (Engage – Connect – Empower) dhe Planin e Veprimit për Rininë në Veprimin e Jashtëm të BE 2022–2027.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në dhe një letër motivimi duke detajuar përvojën e tyre relevante deri më datë 17.03.2026 në adresën e e-mailit: info@rinia.gov.al.

Në linkun e mëposhtme do të gjeni Termat e Referencës:

Klikoni Këtu për Termat e References.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency