U zhvillua Project Advisory Board Meeting i iniciativës “Youth 4 Inclusion, Equality and Trust”, ku u diskutua progresi i aktiviteteve gjatë vitit 2025 dhe u përcaktuan prioritetet strategjike për vitin 2026.
Gjatë takimit, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë rikonfirmoi angazhimin e AKR për mbështetjen e Agjendës Youth, Peace and Security (YPS), si dhe për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2026, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët institucionalë.
Diskutimet theksuan rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për fuqizimin e rolit të të rinjve në ndërtimin e paqes, promovimin e përfshirjes dhe rritjen e besimit në shoqëri.