Ceremonia Përmbyllëse e Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në kuadër të përmbylljes së thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, u zhvillua ceremonia tradicionale me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministrit Blendi Gonxhja dhe përfaqësuesve të Administratës Publike.

Programi ka angazhuar ndër vite mbi 1,600 të rinj, duke nxitur ide që lëvizin përpara, energji që sjellin ndryshim dhe përvoja profesionale që shndërrohen në mundësi reale zhvillimi.

Administrata Publike rritet dhe forcohet sa herë që një i ri guxon të përfshihet, të provojë dhe të lërë gjurmë. Kjo histori bashkëpunimi dhe përkushtimi vazhdon.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency