Prrenjasi feston me të rinjtë: Koncert rinor në kuadër të projektit ‘Cool Ambassadors’

Qyteti i Prrenjasit u mbush me energjinë dhe entuziazmin e të rinjve në koncertin rinor të zhvilluar në kuadër të projektit “Cool Ambassadors”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Ky aktivitet solli në skenë performanca me muzikë live, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot gjallëri, ku të rinjtë patën mundësinë të argëtohen, të shprehin talentin e tyre dhe të jenë pjesë aktive e jetës kulturore të qytetit.

Përmes këtij projekti, synohet të fuqizohen të rinjtë dhe të nxitet angazhimi i tyre në art, kulturë dhe aktivitete komunitare, duke i dhënë hapësirë zërit të rinisë dhe duke kontribuar në zhvillimin social e kulturor të Prrenjasit.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë do të vijojnë të mbështesin nisma të tilla, të cilat i japin rëndësi rinisë si motori kryesor i ndryshimit dhe së ardhmes.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency