Letisia Milori, Përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve

Letisia Milori është nxënëse e arsimit të mesëm dhe e angazhuar aktivisht në nisma rinore dhe sociale. Aktualisht mban rolin e Kryetares së Çështjeve Sociale në Parlamentin e Nxënësve, ku ka kontribuar në organizimin e aktiviteteve me fokus solidaritetin, përfshirjen sociale dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë. Gjithashtu, është e përfshirë në veprimtari vullnetare komunitare, ku ka zhvilluar aftësi në punën në grup, komunikim dhe drejtimin e iniciativave rinore.

Përmes këtyre angazhimeve, ka forcuar ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe nevojën për politika që reflektojnë realisht problematikat dhe aspiratat e tyre. Në Këshillin Kombëtar Rinor synon të kontribuojë në përfaqësimin e interesave të të rinjve, veçanërisht në fushat e arsimit, përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjes qytetare. Qëllimi i saj është të nxisë dialogun mes të rinjve dhe institucioneve dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

en_GBEnglish (UK)
National Youth Agency