“Konkursi Kombëtar Teatror për të Rinjtë” në qytetin e Durrësit

U çel sipari i “Konkursit Kombëtar Teatror Për Të Rinjtë” në qytetin e bukur e të lashtë të Durrësit me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nëpërmjet Agjencisë Kombëtare Për Rininë zbaton Strategjinë Kombëtare Të Rinisë, e cila si një nga shtyllat e saj ka mirëqënien aktive të shëndetshme fizike sociale dhe mendore të të rinjve, që mbështet përfshirjen në art, kulturë e sport për një integrim më të mirë.

Ky konkurs do qëmtojë talentet e reja në artin skenik nëpëmjet lëmit më të bukur, atij të dramaturgjisë shqipe. Dramaturgjia e huaj është e pafundme dhe me vlera, po ku ka më bukur se fjala shqip e Kol Jakovës, Çajupit, Spiro Çomorës e Pulahës etj., që na bëjnë të forcojmë nëpërmjet artit të dramës, shpirtin atdhetar -kombëtar duke i kthyer sytë e shpirtit nga rrënjët e tokës shqiptare.

Ne besojmë në fuqinë transformuese të arteve në jetët e të rinjve.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë