Eventi zyrtar lanҫues i iniciativës së Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri.

U zhvillua në datën 20 Tetor, eventi zyrtar lanҫues i iniciativës së Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Ku u prezantua plani i punës për krijimin e ”Udhërrëfyesit Kombëtar për Tranzicionin e të Rinjve nga Shkolla në Vendin e Punës”, që synon të adresojë sistemin aktual të tranzicionit në vendin e punës.

Kjo iniciativë implementohet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) me mbështetjen nga Bashkimi Europian.

Pjesë e grupit të punës për këtë iniciativë nga Shqipëria janë: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Kongresi Rinor Kombëtar, Rrjeti Profesionistëve të Rinj dhe Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri.

 

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë